75 Mall Live Search
19:04 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shiu flladiti Prishtinën, por bllokoi dhe mbushi me ujë rrugët

Pas temperaturave të larta që mbizotëruan në vendin tonë për ditë më radhë, sot në shumë qytete ka pas reshje të shiut.

Shiu ka rënë kohë pas kohe, teksa ka bërë që të ketë rënie të temperaturave dhe qytetarët të freskohen paksa, përcjellë Indeksonline.

Një shiu i rrebeshëm u ndje edhe në kryeqytet, ndërsa si gjithmonë janë rrugët e Prishtinës ato të cilat mbushen me ujë, duke krijuar tollovi në trafik e vështirësi të këmbësorëve.

Përmes këtyre imazheve dhe kësaj videoje mund të shihni Prishtinën në shi dhe pas shiut./Indeksonline/