Shiu i madh në Podujevë i rrëzon pemët
Moti i ligë ka qenë prezent gjatë ditës së sotshme në qytetin e Podujevës.
Përveç që ka vështirësuar qarkullimin, ai ka rrëzuar edhe pemët, shkruan Indeksonline.
Policia dhe Zjarrfikësit kanë dal në një pjesë të qytetit ku ishin rrëzuar pemët.
Më poshtë keni videon nga intervenimi i Policisë dhe Zjarrfikësve./Indeksonline/