75 Mall Live Search
12:00 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shiu përmbyt Kaçanikun (Foto)

Reshjet e shiut që ranë dje gjatë tërë ditës e vazhduan edhe sot shkaktuanë përmbytje në qytetin e Kaçanikut, si dhe në autostradën që po ndërtohet në drejtim të Maqedonisë.

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar probleme edhe për qarkullim brenda vet qytetit, pasi disa pjesë të Kaçanikut raportohet të jenë të pakalueshme.

Kjo shihet në disa foto të dërguara nga një lexues i Klan Kosova. Moti me shi do të vazhdoj edhe sot gjatë gjith ditës, kurse të dielën është paralajmëruar edhe reshje bore.