Shiu rrëzon pishën e Vitit të Ri në sheshin e Prishtinës
Fryma dhe shiu që po bie përveç që kanë bllokuar rrugët në Prishtinë, ka rrëzuar edhe pishën e Vitit të Ri të vendosur nga Komuna në sheshin Skënderbe.
Në këto pamje të siguruara nga Indeksonline, mund të shihni se si pisha me gjithë dekorime ka rënë për toke.

Ndryshe, këtë vit Komuna e Prishtinës është kritikuar tej mase për vonimin e dekorimit të sheshit, ndërsa e gjithë stolisja ka përfunduar mbrëmë.
Këtë vit komunës së udhëhequr nga Shpend Ahmeti zbukurimet për Vitin e Ri i kanë kushtuar 75 mijë euro./Indeksonline/
