75 Mall Live Search
17:24 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shiu shkakton dëme të mëdha në këtë komunë të Kosovës [Video]

Moti me shi që ka kapluar Kosovën në ditët e fundit ka shkaktuar shumë probleme te qytetarët.

Në fshatin Blaç të komunës së Dragashit lumi që kalon në mes të fshatit është fryrë duke dalë uji jashtë shtratit duke dalë nëpër rrugë, shkruan Indeksonline.

Kjo ka shkaktuar shumë dëme materiale mirëpo fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Sipas banorëve të fshatit për momentin gjendja është mjaftë stabile mirëpo mund të ketë përsëri vështirësi nëse vazhdon shiu me këtë ritëm./Indeksonline/