21:01 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / C E

SHKA “Bresana” me tri çmime në festivalin “Hasi Jehon”

Me 5 dhe 6 dhjetor, në Gjonaj të Prizrenit është mbajtur festivali i përvjetshëm Folklorik, “Hasi Jehon”.

Shoqëria Kulturore Artisetike “Bresana” nga Opoja e Dragashit ka fituar tri çmime me shfaqjen që kanë prezantuar në këtë festival.

Artistët shfaqën ritet dhe zakonet e pasura të trevës së Opojës ku edhe u vlerësuan shumë nga juria e festivalit.

SHKA “Bresana” fitoi tri çmime për paraqitjen e mirë që bëri.

“Malësorja” (vendi i dytë) në këtë festival iu dha këtij ansambli duke përfshirë edhe çmimet “Loja popullore më e dalluar” dhe “Rituali më objektiv”.

Ansambli Bresana ndër vite ka shfaqur pasuritë kulturore të trevës së Opojës dhe ka fituar dhjetëra çmime brenda dhe jashtë Kosovës. /IndeksOnline/