Shkak dhuna në familje, 23-vjeçarja në Pejë konsumon mbidozë ilaçesh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Pejë, ku një grua ka përfunduar në spital për shkak të mbidozës nga barnat. Dyshohet se 23 vjeçarja konsumojë mbidozë ilaçesh pas konfliktit me burrin.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për regjionin e Pejës Fadil Gashi.
“Dje rreth orës 7:15 në mengjes, është njoftu policia për një rast dhunë në familje. Si pasoj e një konflikti viktima femër ka përdor medikamente dhe është dërgu në spital. Sipas informatave viktima është jasht rrezikut për jetë. I dyshuari me urdhër të prokurorit ëhstë dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Gashi për “IndeksOnline”.