75 Mall Live Search
22:24 / E Premte, 23 Prill 2021 / Blerim

Shkak i një borxhi, gjuhen me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në orën 21:30, raporton Indeksonline.

Burimet e Indeksonline, bëjnë të ditur se kjo gjuajtje me armë erdhi si shkak i një borxhi.

Viktima është gjuajtur me armë nga personi tjetër me armë zjarri.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”./Indeksonline