Shkak i një defekti, ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm në Skenderaj
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se qyteti i Skenderajt do të përballet me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit të kompanisë në Facebook, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një defekti në gypin kryesor të furnizimit, që ndodhet në Klinën e Mesme.
KRU “Mitrovica” u kërkon qytetarëve mirëkuptim deri në sanimin e defektit në fjalë.

