75 Mall Live Search
16:39 / E Premte, 25 Prill 2025 / Gj. Sh

Shkak tradhtia? Ndahen Pique dhe Clara Chia

Kur Gerard Pique dhe Clara Chia dolën publikisht si çift në gusht të vitit 2022, ”trazuan” rrjetin në mbarë botën.

Si pasojë e tradhëtisë së futbollistit, erdhi ndarja e tij nga Shakira, një ndarje që ishte si një show me thumba të mprehtë dhe diss-a të vazhdueshëm.

Por tani, më pak se dy vite më vonë, gjithçka duket se ka marrë fund.

Sipas emisionit spanjoll “Vamos a ver”, gazetari Adriana Dorronsoro konfirmoi se Pique dhe Ciara janë ndarë zyrtarisht, ku tha se arsyeja e ndarjes dyshohet të jetë shkaku i një “person të tretë”.

Ndërkohë, gazetari Pepe del Real dha një version tjetër: jo tradhti, por mospërputhje planetesh. 

”Clara donte një familje. Pique, jo aq shumë.” tha ai. /IndeksOnline/