19:42 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shkaktarët kryesorë të infeksioneve vaginale dhe shenjat e para të këtij problemi

Myku eshte nje organizem qe normalisht jeton ne mukozen vaginale ne sasi te paket. Infeksioni mykotik vaginal ndodh kur shtohet numri i qelizave fungale mykotike qe rriten ne vagine.

Te pakten 75% e femrave e perjetojne qofte edhe nje episod mykoze vaginale gjate jetes se tyre.

Edhe pse eshte nje infeksion qe jep shqetesime te konsiderueshme, nuk eshte serioz dhe eshte lehtesisiht i trajtueshem.

Zhvillimi i infeksionit favorizohet ne situata kur ulet PH vaginal nen 5. Nje mukoze vaginale e shendetshme ka baktere ne sasi te konsiderueshme dhe pak qeliza mykotike.

Nuk eshte infeksion seksualisht i transmetueshem dhe te gjitha femrat duhet te dine se kjo imbalance shkaktohet nga faktore të ndryshem si psh:

1. Perdorimi i antibiotikeve
2. Niveli i larte i hormoneve estrogjenike qe ndodh zakonisht gjate shtatezanise, gjate perdorimit te disa llojeve te kontraceptiveve orale.
3. Diabeti
4. HIV
5. Perdorimi i kortizonikeve.
6. Obeziteti
7. Semundje kronike qe ndikojne ne crregullimet e imunitetit.
Sipas dr.Jonida Reveli siptomat kryesore te nje infeksioni mykotik vaginal jane:
1. Djegie vaginale dhe ne organet e jashtme genitale.
2. Kruajtje dhe skuqje.
3. Djegie apo dhimbje gjate urinimit.
4. Djegie apo dhimbje gjate maredhenies seksuale.
5. Sekrecione vaginale te bardha, te trasha, te shtuara, pa ere.