75 Mall Live Search
08:45 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Një aksident me fatalitet, shqiptohen 1 mijë tiketa për shkelje në trafik gjatë 24- orëve

Gjatë 24- orëve të fundit në vend janë shkaktuar gjithsej 33 aksidente trafiku.

Ndër këto aksidente ishte dhe një me fatalitet, 14 me persona të lënduar dhe 18 të tjera me dëme material.

Përgjatë të së njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 176 tiketa për shkelje në trafik.

Do përkujtuar se që nga 15 nëntori të gjithë shoferët kanë për obligim të kenë pajisjet dimërore, në të kundërtën mund të gjobiten./Indeksonline/