Shkaktoi aksident të rëndë, i riu nga Kosova dënohet me gati 4 vjet burgim dhe dëbim nga Zvicra

Një kosovar është dëbuar nga Zvicra për shtatë vjet.
Kështu mori vendim Gjykata Federale e Zurichut.
Kjo pasi që në vitin 2019, asokohe si 19 vjeçar, i riu nga Kosova kishte shkaktuar aksident të rëndë.
Siç raporton gazeta 24 heuers.ch, ai ishte i specializuar dhe punonte si mekanik.
I njëjti e kishte huazuar një veturë BMW, me 600 kuajfuqi të cilit ia kishte ndërruar edhe performancat pa ndonjë autorizim paraprak.
Pos, dëbimit i riu duhet të vuajë burgimin prej afro 4 vjetësh (46 muajsh) dhe duhet të paguajë kompensimin për dëmet morale dhe materiale./Indeksonline/