12:48 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / LB

Shkaktoi kundërvajtje mbi urë, gjobitet shoferi 28 vjeçar

Policia në Ferizaj ka gjobitur qytetarin, i cili shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, duke tejkaluar në vijë të plotë, mbi urë, në qendër të Shtimes.

Krejt kjo u bë pasi një qytetarë kishte fotografuar momentin e thyerjes së rregullave të komunikacionit nga vozitësi Rr.Rr.

“Policia, e ftoi qytetarin me inicialet RR.RR (M/K) 28 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.