75 Mall Live Search
10:43 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shkakton aksident dhe më pas sulmon palën tjetër në trafik

Një person i dyshuar është arrestuar në Klinë. I njëjti me automjetin  e tij kishte shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale dhe  pas aksidentit kishte sulmuar palën tjetër të përfshirë në aksident, transmeton Indeksonline.

Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe pas procedurave policore me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./Indeksonline/