18:34 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Shkaku Covid-19, ndalohet Halloweeni në një rajon të Italisë

Festa e Halloweenit e cila mbahet më 31 tetor, në Itali këtë vit si duket nuk do të festohet.

Guvernatori rajonal italian, Vincenzo De Luca ka thënë se për shkak të grumbullimeve masive që ndodhin në këtë natë, do ketë një shtetrrethim.

Ai këtë gjë e ka quajtur “një budallallëk i madh amerikan”, duke shtuar se mbyllja gjatë kësaj natë do të ndodhë nga ora 22:00, shkruan Reuters.

Italia ditëve të fundit ka shënuar rekord rastesh me Covid-19.