20:29 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Shkaku i koronavirusit, anulohen gjitha koncertet dhe organizimet në klubet e natës

Para pak çastesh, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje për të marrë disa vendime të rëndësishme, si masë e parandalimit të koronavirusit.

Ndër shumë pika, është vendosur që të anulohen të gjitha koncertet dhe mbrëmjet muzikore si dhe organizimet nëpër klubet e natës, deri me datën 27 mars, shkruan Indeksonline.

“Aktivitet publike, si ngjarjet sportive, tubime, koncerte, konferenca deri në një vendim tjetër.

Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, pishinave, palestrave pas orës 23:00”. /Indeksonline/