Shkaku i Koronavirusit anulohet gara e xhudos, do të merrte pjesë Loriana

Përveç futbollit, nga Koronavirusi është duke e pësuar edhe xhudo.
Për shkak të kësaj sëmundje, është anuluar gara e “Grand Prix Marook” që ishte paraparë të zhvillohej nga 6-8 mars.
Këtë e ka konfirmuar edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Në këtë garë që vlente për pikë Olimpike Tokyo 2020, pritej të garonte xhudistja, Loriana Kuka. /IndeksOnline/