Shkaku i pandemisë ‘Kënga Magjike’ detyrohet ta ndërroj destinacionin

Pandemia ka ndikuar që të mos mbahen organizimet e shumta.
Për më shumë se një vit janë anuluar evente të mëdha, shkruan Indeksonline.
Edhe ‘Kënga Magjike’ sonte kishte nisur natën e parë të gjysmëfinales, por që janë detyruar të ndërrojnë destinacionin ku kësaj radhe do të jepet në një tjetër shtëpi të ëmbël, në Tv Klan.
“Pas 22 vitesh sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi. Drejt Tv Klan të lutem”, u shpreh Arditi.
Në skenë do të performojnë në natën e parë 15 këngëtar big dhe 8 të kategorisë new artist./Indeksonline/