Shkaku i pandemisë shtyhet festivali ‘FemArt’ për në tetor

Si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19, është shtyrë festivali ‘FemArt’.
Ky festival pritet të mbahet në fillim të muajit tetor, shkruan Indeksonline.
“Situata e përkeqësuar me Covid-19 dhe versioni Delta dhe masat e Qeverisë kanë bërë që Artpolis të marrë vendim për shtyrje të Festivalit FemArt për javën e parë të tetorit.
Më 1-6 tetor 2021 FemArt do të jetë sërish afër publikut me shfaqje, performanca, muzikë, poezi, ekspozita, punëtori, raporte e konferenca përmes edicionit të 9-të, që vjen me moton “F… Seksizmit”.
Festivali FemArt do të mbahet me respektim të plotë të masave kundër Covid-19 dhe versioni Delta, e vetëm personat e vaksinuar do të mund të jenë prezent në këto aktivitete artistike.
Me ART kundër seksizmit, të VAKSINUAR kundër pandemisë!”, thuhet në njoftim./Indeksonline/