Shkaku i pronës, vëllezërit rrihen mes vete në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshimtë (vëllezër) në Mitrovicën e jugut, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth pronës janë përleshur fizikisht në mes vete.
Në përleshje ka qenë i përfshirë edhe një i dyshuar tjetër, vëllai i tyre i cili është larguar në drejtim të panjohur.
Si pasojë e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Rr. Hamës Jashari, Mitrovicë Jugu, 12.04.2021-20:20. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar -vëllezër pasi qe te njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth pronës, janë përleshur fizikisht ne mes vete. Ne përleshje ka qene i përfshirë edhe një i dyshuar tjetër vëllai i tyre i cili është larguar ne drejtim te panjohur. Si pasoj e përleshjes njeri nga te dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor .Me vendim te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë liruar ne procedure te rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.