75 Mall Live Search
16:06 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / k.v

Shkaku i reshjeve dhe vërshimeve të mëdha, flet Aliu nga IHMK-ja

Në Kosova Today të Klan Kosovës sot është diskutuar për motin e lig dhe vërshimet që kanë ndodhur ditëve të fundit në disa qytete të vendit.

Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka treguar shkakun se pse ka vërshime të tilla dhe reshje të mëdha të shiut.

“Kemi ndryshime shumë të larta klimatike, vetëm nëse e krahasojmë qershorin e këtij viti me atë të vitit 2023, kemi ndryshim të temperaturës mesatare për 4.8 gradë Celsius, po flas vetëm për qershor që janë për 4.8 gradë më të larta”.

“Mirëpo, janari dhe shkurti i këtij viti kanë qenë me temperatura bukur më të larta. Gjithë kjo energji e akumuluar në troposferë, ka ndikuar që ne t’i kemi këto reshje, stuhi dhe breshër, derisa të stabilizohet situata”, ka thënë Aliu.