16:33 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shkaku i uraganit banorët shkruajnë emrat në krah

Ndonëse uragani Firence është ulur në një stuhi të kategorisë së dytë, zyrtarët ende parashikojnë se “katastrofa është në pragun e derës”.

Erërat e Firences kanë rënë në 110mph, por stuhia pritet të sjellë me vete shi të rrëmbyer, erëra të forta, si dhe përmbytje dhe dëme potencialisht katastrofike, transmeton Indeksonline.

Mbi pesë milionë njerëz janë nën ethe edhe pse qendra e uraganit ‘Firence’ është zhvendosur.

Gjeorgjia është shteti i fundit që ka deklaruar emergjencat, duke u bashkuar me Karolinën e Veriut dhe Karolinën e Jugut, Virxhinia, Maryland dhe Wshington DC.

Rreth 1.7 milionë banorë që jetojnë në rrugën e uraganit janë këshilluar të evakuohen për t’u mbajtur të sigurt, por atyre që refuzojnë të lëvizin, u është kërkuar të shkruajnë emrat në krahët e tyre për një arsye zemërthyese, në rast të ndonjë shpërthimi dhe fatkeqësie nga uragani./Indeksonline/.