16:49 / E Diele, 09 Gusht 2020

Shkaku pandemisë s’mbahet klubi veror MaK tek Parku i Paqes, por kësaj radhe organizimi do të mbahet online

Klubi veror MaK ka njoftuar fëmijët dhe prindërit që për shkak të sitautës së krijuar nga pandemia COVID-19, ky organizim nuk do të mbahet tek Parku i Paqes këtë verës.

Por të njëjtit kanë mëndur një mënyrë tjetër për të sjellë klubin veror me lojëra e aktivitetet të ndryshme nëpër shtëpitë e shumë prej tyre.

“Nga data 10 gusht, përmes grupit eKlubi Veror ‘20” do të mbahet Klubi Veror online. Përmes videove janë përgatitur aktivitete të ndryshme artistike, muzikore, shkollore e sportive. Për ta bërë sa më atraktiv klubin veror online, do të kemi edhe shumë sfida për ju”, thuhet nga MaK.

Fëmijët e moshës 5 deri në 12 vjeç mund t’i bashkëngjiten këtij grupi dhe ta bëjnë edhe këtë verë të paharrueshme, edhe pse nga distanca, transmeton Indeksonline.

Përmes këtij grupi në Facebook mund të gjeni njoftimet e këtij aktiviteti:

https://www.facebook.com/groups/731794164265485/?ref=share

Ndërsa në këtë link mund ta gjeni kanalin në Youtube, ku do t’i postojmë të gjitha videot: https://www.youtube.com/channel/UCXROIn0HFgKaKjkrNsw24mg

Watch this space for the MaK eSummer Club '20. We are unable to lead a MaK Summer Club on the Manchester Peace Park,…

Publiée par Manchester Aid to Kosovo sur Jeudi 30 juillet 2020