08:22 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / C E

Shkalla e papunësisë në nivel vendi 50%, paralajmërohet kolaps ekonomik

Shkalla e papunësisë në Kosovë si pasojë e pandemisë ka shkuar në 50 për qind, nga rreth 30 për qind sa ka qenë në muajin mars, thotë  në një intervistë për EO, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.

Madje, ai ka thënë se kjo shifër mund të jetë edhe më lartë, por pasi që nuk ka ndonjë analizë të thuktë nuk mundë të flitet.

“Menjëherë thuaje 50%, për atë arsye po them se pandemia na ka dëmtuar mjaft në zhvillim ekonomik edhe për atë arsye po them se janë mbyllur disa biznese dhe ka rënie të papunësisë, megjithatë atë papunësia është diku 50-50 dhe mundet edhe më lartë me qenë, por mbasi nuk kemi ndonjë analizë të thuktë nuk guxojmë të flasim ndonjë fjalë boshe”.

Ajdini ka paralajmëruar edhe kolaps në nivel shtetëror nëse vazhdon situata e rënduar ekonomike në vend. Ndërsa për Paketën ekonomike nga Qeveria ai ka thënë se janë zhgënjyese sepse asnjëherë nuk janë ekzekutuar në kohë të duhur.

“Është zhgënjyese, sepse nuk iu ka dhënë në kohë të caktuara dhe në kohë të duhur dhe kanë prit sa muaj, por më në fund u realizuan. Nëse vazhdon situata kështu ta them sinqerisht vaj halli për ne dhe atëherë do të jetë një kolaps në nivel shtetërorë.