Shkalla më e ulët e papunësisë në eurozonë që nga viti 2009
Norma e papunësisë në Bashkimin Evropian ra në 7,4% në tetor, nga 7,5% në shtator, ndërsa në eurozonë “rrëshqiti” në 8,8% nga 8,9% sa ishte në muajin paraprak, njoftoi Shërbimi Statistikor Evropian Eurostat.
Në tetor 2016, norma e papunësisë në BE ishte 8.3 për qind, ndërsa në eurozonë ishte 9.8 për qind.