Shkaqet kryesore që fshihen pas njollave kafe në lëkurë
Sipas Dr. Joshua Zeichner, drejtor i hulumtimeve kozmetike dhe klinike në departamentin e dermatologjisë në Spitalin Mount Sinai në Nju Jork, hiperpigmentimi është thjesht akumulimi i melaninës shtesë në zona të caktuara të lëkurës. Shkaqet, megjithatë, janë pak më të komplikuara. Dr. Zeichner thotë se shkaku kryesor lidhe me ekspozimin e tepruar ndaj dritës UV. Njollat ngjyrë kafe kanë tendencë të shfaqen më vonë në jetë (zakonisht në mesin e viteve ’30 dhe më tej) dhe janë më të përhapura në fytyrë dhe në duar.

“Në disa raste, hiperpigmentimi mund të jetë pasojë e luhatjeve hormonale dhe përkeqësohet gjatë shtatzënisë, por kjo gjendje e lëkurës mund të shkaktohet nga hormone të jashtëm si pilula kontraceptive orale
Cilado qoftë arsyeja, ka mundësi të panumërta për trajtimin dhe parandalimin e hiperpigmentimit. Gjëja e parë me të cilën duhet të filloni… Aplikimi i përditshëm i kremit kundër diellit dhe antioksidantët
“Antioksidantë të tillë si vitamina C punojnë dyfish për të parandaluar dëmtimin e radikaleve të lira dhe të ndërhyjnë në prodhimin e pigmentit melanin”, shpjegon Dr. Joshua Zeichner. Ja disa hapa për të parandaluar apo trajtuar njollat kafe:
1. Aplikoni një produkt me retinol ose acid alfa hidroksi, i cili do të rrisë shumimin e qelizave të reja të shëndetshme.
2. Përdorni një produkt që zbeh kompleksin e lëkurës, si një serum vitaminë C ose diçka me niacinamide, e cila është një formë e vitaminës B3.
3. Mos harroni asnjëherë kremin me faktorë mbrojtës kundër rrezeve të dëmshme UVA UVB përgjegjëse për kancerin e lëkurës dhe djegien e saj.
Mbajeni këtë rutinë për disa muaj dhe nëse nuk po shihni përmirësimin që dëshironi, vizitoni dermatologun tuaj për të diskutuar opsionet si lazer ose peeling.