75 Mall Live Search
17:35 / E Martë, 13 Janar 2026 / L A

Shkarkimi i Alonsos, Khabibi kritikon ashpër lojtarët e Realit

Xabi Alonso mbrëmë është shkarkuar nga Real Madridi.

Aventura ju pre në gjysmë pas humbjes 3-2 ndaj Barcelonës, në finalen e Superkupës së Spanjës.

Ai është zëvëndësuar nga një tjetër legjendë madrilene, Alvaro Arbeloa.

Për këtë reagoi edhe legjenda e UFC-së, Khabib Nurmagomedov i cili ka lënë fajin te lojtarët si shkaktar të largimit të Alonsos.

“Nëse hyn në palestër ose në fushë, nuk ka rëndësi nëse je luftëtar apo futbollist – trajneri është përgjegjës”, deklaroi Khabibi.

“Por nëse atmosfera brenda ekipit tuaj nuk i lejon të gjithë të ndjekin udhëzimet tuaja, atëherë definitivisht nuk jeni në rrugën e duhur. Unë besoj se Alonso është ndër 3 trajnerët më të mirë në lojën moderne. Nëse një ekip nuk punon me të, duhet të ndryshoni lojtarët, jo trajnerin. Jam i bindur se asnjë trajner nuk mund të përballojë një skuadër të tillë te Reali. Duhet të hiqni qafe lojtarët e parregullt.” Në një postim të veçantë, ai shkroi: “Një vit më parë, ata e lutnin. Tani e kanë shkarkuar. Për shkak të këtyre djemve të llastuar. Xabi, ti je më i miri”, shtoi legjenda e UFC-së.

Khabibi, njihet si tifoz i flakët i Realit ku kishte ndjekur nga afër ndeshjet në “Bernabeu”./IndeksOnline/