Shkarkimi i Amorimit mund t’i kushtojë financiarisht Unitedit
Manchester Unitedi këtë sezon ka shkarkuar trajnerin portugez, Ruben Amorim.
Mosmarrëveshjet e tij me bordin drejtues të skuadrës, çuan në largimin e hershëm të Amorimit.
Por ky largim mund t’i kushtojë financiarisht në vlerë prej 19.5 milionë paundësh, të cilët do të duhet t’i paguajnë portugezit dhe stafit të tij në fund të sezonit.
Ndërkohë, “djajtë e kuq” po kalojnë tani në një superformë pas emërimit të Michael Carrickut, duke marrë fitore të madhe ndaj rivalëve si Manchester City dhe Arsenali./IndeksOnline/

