14:45 / E Hënë, 11 Prill 2022 / B O

Shkarkimi i Ardita Sinanit, reagon ashpër Shaip Kamberi

Kuvendi i Komunës së Preshevës e ka shkarkuar kryetaren e deritanishme, Ardita Sinanin. Me 20 vota pro, Sinani është shkarkuar nga pozita e kryetares së Komunës.

Ish-deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka quajtur hipokrizi vendimin e kryesisë.

“Ata, jo Ti, sot humbën gjithçka bashkë me nderin.
Por besoj se mbetet pupulli ai që më së miri e din peshën e hipokrizisë, vetmashtrimit e respektit dinjitoz që ata kanë për gënjeshtrën” shkruan Kamberi në reagim./Indeksonline/