75 Mall Live Search
20:29 / E Hënë, 05 Prill 2021 / OSH

Shkarkimi i Bernard Challandesit, FFK-së i kushton qindra-mijëra euro

Pas dy humbjeve, kundër Suedisë e Spanjës, shumë tifozë kërkuan shkarkimin e Bernard Challandes.

Por, shkarkimi i tij i kushton shtrenjtë Federatës së Futbollit të Kosovës.

Indeksonline përmes burimeve mëson se nëse shkarkohet tani Bernard Challandes, buxhetit të FFK-së do t’i kushtonte 400 mijë euro, pasi do të duhej t’i paguhej pjesa e mbetur e kontratës.

Trajneri zviceran ka pagë 25 mijë euro në muaj. Pozicioni i Challandes është i lëkundur dhe se rezultate e fundit nuk i kanë pëlqyer shumë FFK-së./Indeksonline/