Shkarkimi i Ernest Lumës nga pozita e drejtorit, ja vendimi dhe arsyetimi i RTK-së

Indeksonline mbrëmë raportoi se Bordi i RTK-së ka shkarkuar Ernest Lumën nga pozita e drejtorit të Radio Kosovës.
Në vendimin e siguruar shohim që arsyeja e shkarkimit është pasi që, Luma më datë 19 janar 2022, në kohën sa ishte drejtor i Radio Kosovës ka marrë pjesë në një debat politik, në një medie revale të RTK-së, ku ka shprehur hapur qëndrime politike.
Duke vepruar në këtë mënyrë, Luma ka shkelur kontratën e punës, ligjin për RTK-në dhe rregulloren e brendshme.
“Çdo i punësuar në RTK duhet ta ketë të qartë natyrën e funksionimit të transmetuesit publik, duke u kujdesur që të mos mbajë qëndrime politike, pasi kjo mund të dëmtojë imazhin e RTK-së si transmetues i pavarur publik”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e U.D Drejtorit të Përgjithshëm për shkarkim që e ka aprovuar Bordi i RTK-së
Më poshtë vendimi i plotë i Bordit të RTK-së:


