Shkarkimi i Koeman afër, Laporta ka gati listën me trajnerët që mund ta zëvendësojnë

Ronald Koeman mund të shkarkohet shumë shpejt nga pozita e trajnerit tek Barcelona.
Humbja kundër Bayern Munchen dhe deklaratat e tij të fundit kanë bërë që bordi i klubit katalunas të e shoh si opsion shkarkimin e holandezit, transmeton Indeksonline.
Siç raportojnë mediat në Spanjë, presidenti i Barcelonës, Juan Laporta tashmë ka një list me trajnerët që mund ta zëvendësojnë atë.
Sipas raportimeve trajnerët që mund ta zëvendësojnë Koemanin janë: Jordi Cruyff, Sergi Barjuan, Henrik Larsson, Xavi dhe Ten Haag.
Jordi Cruyff, djali i legjendës Johan Cruyff, momentalisht ka refuzuar të marr drejtimin e skuadrës./Indeksonline/