Shkarkimi i Mendim Rugovës, reagon bashkëshortja e tij

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Kurti shfuqizoi disa nga vendimet që ishin marrë nga ish- kryeministri Ramush Haradinaj.
Përveç shfuqizimit të vendimit për rritjen e pagave dhe vendimit për përfitimet financiare të kabinetit qeveritar pas mandatit, Qeveria Kurti mori vendim edhe për shkarkimin e koordinatorëve nacionalë.
Edhe djali i presidentit historik, Mendim Rugova ishte emëruar si Koordinator Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit.
E pas këtij vendimi, ka reaguar përveç ish-kryeministrit Haradinaj, edhe bashkëshortja e Rugovës, Blerina Kllokoqi-Rugova.
Ajo ka thënë se ky vendim nuk e dëmton profesionalisht e as moralisht Mendimit, por prek nevojën e qytetarëve të Kosovës për një informim professional në fushën e tij.
Ky është postimi i saj i plotë:
Une permbahem nga deklaratat politike
dhe rezervohem te mos perfshihem as ne tema te tilla publike. Por jane disa
raste te tilla, kur je e detyruar te pergjigjesh per shkak te detyrimit qe ke
ndaj interesimit te njerezve, miqve te familjes se Presidentit apo edhe çdo
qytetari qe ka te drejte te dije se çfare ndodhi.
Ky vendim nuk e demton profesionalisht as moralisht Mendimin por prek nevojen e
qytetareve te Kosoves per nje informim profesional ne kete fushe. Pasi qe nuk
lidhet me rezultatet e punes se tij, por me rezultimin qe ai ishte punesuar nga
nje qeveri paraprake.
Megjithekete, Mendimi mbetet emer nacional per kete fushe, edhe me Prishtina Ëeather,
me investim dhe angazhim personal, pasi pasioni i tij e ka bere te tille, jo
vetem te njohur por edhe te nevojshem per qytetaret e vendit te vet.