75 Mall Live Search
13:25 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Shkarkohet Allegri?

Një lajm bombë ka ardhur nga e përditshmja torineze “Libero” teksa bën me dije se Allegri rrezikon shkarkimin para sfidës ndaj Atleticos e cila zhvillohet në 12 mars,shkruan Albeu.com.

Po sipas gazetës “Libero” bëhet me dije se ai Allegri ka pasur një takim direkt me drejtorin e Interit Beppe Marrota.

Kjo ka tërbuar presidentin Andrea Agnellin aq sa mund të vendosë që ta shkarkojë atë përpara ndeshjes së kthimit ndaj Atletico e Madridit.

Ndërkohë ditët e fundit është përfolur se Conte mund të rikthet tek Juventusi së bashku me Andrea Pirlon, ky i finit pritet të marë rolin e zëvendëstrajnerit.

Megjithatë një gjë është e sigurtë që në fund të këtij sezoni Allegri do ti thotë lamtumirë Juventusit pas 5 sezonesh.