Shkarkohet Ambasadori britanik në SHBA, i zbulohet miqësia me Jeffrey Epstein

Peter Mandelson është shkarkuar nga posti i ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në SHBA, pas zbulimeve për miqësinë e tij me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein, raporton BBC.
Mandelson, i cili mori postin në dhjetor 2024, ishte njeriu që Kryeministri Sir Keir Starmer e kishte ngarkuar për të ndihmuar në ndërtimin e lidhjeve me administratën e Donald Trump.
Në Downing Street besonin se aftësia e Lord Mandelson për të krijuar lidhje dhe përvojat e tij si politikan ishin një aset i vlefshëm. Lidhjet e tij të ngushta me Shtëpinë e Bardhë ishin shumë të dukshme.
Por, ka qenë një nga lidhjet e tij të kaluara që e ka çuar në humbjen e këtij posti të rëndësishëm diplomatik.
Ky nuk është hera e parë që Lord Mandelson humbet një punë, gjatë një karriere të trazuar 40-vjeçare në politikën britanike.