14:11 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shkarkohet Bielsa, por më pas i del një dallavere e madhe

Marcelo Bielsa është shkarkuar nga posti i trajnerit të Lille. Por, gazeta franceze “L’Equipe” ka zbuluar një skandal që lidhet me kontratën e tij.

Bielsa me skuadrën e Lille kishte dy kontrata, gjë e cila është e ndaluar me rregullat e FIFA-s.

E para kontratë nuk përcaktonte pagën e tij dhe kompensimin në rast shkarkimit. Në kontratën e dytë ishte e cekur se në rast shkarkimi, Bielsa do të përfitonte 16 milionë euro.

Federata Franceze ka hapur menjëherë porcedurat ndaj këtij rasti./Indeksonline/