75 Mall Live Search
13:36 / E Martë, 05 Tetor 2021 / B O

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Ardi Veliu

Është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Ardi Veliu. Veliu u emërua në këtë post në shkurt të vitit 2018.

Emri i Ardi Veliut u propozua nga ministri asokohe i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe u miratua nga kryeministri Rama.

Është ende i paqartë shkaku i shkarkimit të tij, ndërsa kujtojmë se vetëm një ditë më parë në qytetin e Elbasanit u ekzekutuan me armë zjarri dy persona të përfolur si njerëz të botës së krimit.

Vendimi është marrë disa minuta më parë.