12:15 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Shkarkohet drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Është shkarkuar nga detyra drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar kryetarja e Këshillit Drejtues të TKK-së, Burbuqe Berisha.

“Po, sot Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës pas shqyrtimit të perfomancës së drejtorit të përgjithshëm të TKK-së, Agim Sopi e ka shkarkuar atë. Kjo për shkak të papergjegjësisë së tij”, ka thënë Berisha.

Agim Sopi ishte emëruar në krye të TKK-së më 18 dhjetor të vitit 2015./Indeksonline/