75 Mall Live Search
18:06 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / A. M.

Shkarkohet Drejtori i PK-së në Prishtinë, Xhata emërohet në vend të tij!

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, Fahredin Verbovci është shkarkuar nga detyra, bëjnë të ditur burime të “Indeksonline”.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Fehmi Xhata. I njëjti ishte drejtori i Drejtorisë së Trafikimit me Qenje Njerzore.

Kujtojmë se ditëve të fundit janë vënë lëvizje të posteve në organin e sigurisë.

Drejtori i përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti është dorëhequr nga detyre.

Në vend të tij, u.d. është emëruar Fehmi Hoti. /Indeksonline/