75 Mall Live Search
20:23 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / F.R

Shkarkohet drejtuesi i FBI-së pas përdorimit të avionit zyrtar për të takuar të dashurën

Një zyrtar i lartë i FBI-së me 27 vite përvojë është shkarkuar nga agjencia pasi drejtori i saj, Kash Patel, u tërbua nga raportet mediatike që zbulonin se ai kishte përdorur një avion qeveritar për të udhëtuar e parë të dashurën e tij të këndonte himnin kombëtar në një ndeshje mundjeje.

Steven Palmer, i cili kishte punuar në agjenci që nga viti 1998, u shkarkua nga pozicioni si drejtues i grupit të reagimit ndaj incidenteve kritike të FBI-së, njësia që merret me kërcënime të mëdha sigurie dhe menaxhon flotën e avionëve të agjencisë. Ai është drejtuesi i tretë i kësaj njësie që shkarkohet që prej se Patel u bë drejtor i FBI-së në administratën e dytë të Trumpit në shkurt.

Sipas Bloomberg Law, e cila publikoi e para lajmin, tre burime anonime janë shprehur të habitura nga shkarkimi, duke pasur parasysh se oraret e fluturimeve të Patel ishin plotësisht publike dhe të gjurmueshme në faqet e internetit. Një ditë pas performancës, Patel vetë kishte rishpërndarë foto në llogarinë e tij në X ku shihej me të dashurën e tij, këngëtaren e muzikës country, Alexis Wilkins.

Sipas Bloomberg, Patel u zemërua pasi u botuan artikuj që tregonin se ai kishte përdorur avionin e FBI-së për të dalë në takim me Wilkins. Së shpejti pas kësaj, Palmer-it iu tha të jepte dorëheqjen menjëherë ose do të shkarkohej.