Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në një lëvizje të menjëhershme që vjen pas ngjarjes tragjike të vdekjes së një 27-vjeçari në këtë komunë.
Nga burime të Dukagjinit mësohet se në vend të tij është emëruar Brahim Shatrolli, një zyrtar nga Ferizaj, i cili do të marrë drejtimin e policisë në Lipjan.
Theksojmë se sot Gjykata në Lipjan ka caktuar masën e paraburgimit për pesë policët e përfshirë në rastin e 24-vjeçarit, Agon Zejnullahu, i cili vdiq pas arrestimit.
Të njëjtit po hetohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Emrat e policëve të arrestuarve janë Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të këtij stacioni, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj.
Theksojmë se Agon Zejnullahu vdiq në orët e para të mëngjesit të së hënës, pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës, me dyshimin se po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugët e Lipjanit./Indeksonline/