75 Mall Live Search
12:44 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / AR

Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Shtimes

Sot është mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Shtime ku në rend ka qenë shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal, Adnan Ademi.

Kështu, Ademi është shkarkuar nga kjo pozitë me vota unanime.

Në këtë mbledhje, nuk ishin prezent asamblistët nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Arsye e shkarkimit të tij, sipas opozitës është gjuha jo-parlamentare dhe jo etike, nepotizmi e shkeljet ligjore./Indeksonline/