12:12 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Shkarkohet kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së në Podujevë

Problemet në Partinë Demokratike të Kosovës në Podujevë po vazhdojnë të bëhen çdo herë e më të pranishme.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se sot pesë nga gjashtë asamblistët e PDK-së në Komunën e Podujevës kanë shkarkuar kryetarin e Grupit Parlamentar, Rafet Llapashtica.

Sipas burimeve, Llapashtica është në krahun e vjetër dhe të rinjtë kanë shfaqur pakënaqësi ndaj tij, duke e shkarkuar nga pozita që mbante.

“Fatmir Rudari Florete Zejnullahu Arber Blaku Endrita Murati Bashkim Syla”, këta janë asmblistët që kanë votuar për shkarkimin e Llapashticës.

/Indeksonline/