Shkarkohet Lehmann, përdori gjuhë raciste ndaj Aogos

Jens Lehmann është shkarkuar nga klubi i Bundesligës Hertha Berlin pas një mesazhi racist që i kishte dërguar përmes WhatsApp ish futbollistit Dennis Aogo.
Ky e fundit e publikoi mesazhin para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit.
Ish portieri i Arsenalit, kishte kontratë me Herthan si këshilltar sportiv, transmeton Indeksonline.
Pas këtij vendimi, Lehmann ka kërkuar falje publikisht përmes një postimi në Twitter.
/Indeksonline/