Shkarkohet mësuesi, gjatë orës mësimore i ranë plumbat nga xhepi
Një mësues zëvendësues u shoqërua në stacionin e policisë nga prona e shkollës, pasi policia tha se ai solli plumba në një klasë parashkollore në Millbury.
Policia e Millbury-t tha se mësuesit 22-vjeçar, i cili po punonte si zëvendësues në Elmwood Street School të enjten, i ranë nga xhepi në dysheme disa plumba 9 mm.
A substitute teacher has been fired after police say he brought .9 mm ammo to a preschool class. His explanation to officers at 4 on @boston25 pic.twitter.com/HmtxeFtz6i
— Kathryn Burcham (@kathrynburcham) April 12, 2019
Një mësues tjetër e pa atë dhe menjëherë e raportoi në zyrën e drejtorit.
Sipas zyrtarëve, nuk është e paligjshme të sillen municione në hapesira shkollore, por policia tha se ai do të përballet me akuza penale për atë që ata gjetën në shtëpinë e tij, shkruan IndeksOnline.
Kur policia shkoi në shtëpinë e tij më vonë, ata gjetën një numër të pushkëve dhe pistoletave të pa siguruara, së bashku me municionet.
Shefi i policisë në Millbury, Donald Desorcy tha se është i sigurt se mësuesi e dinte se po mbante municion kur ai ecte në shkollë të enjten, edhe pse ai pretendonte se ishte një aksident.
Më vonë është bërë e ditur se mësuesi zëvendësues u shkarkua. /IndeksOnline/