75 Mall Live Search
13:37 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shkarkohet myftiu i Tiranës, Ylli Gurra

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, shkarkohet nga detyra dhe në vend të tij emërohet teologu Lauren Luli.

Vendimi është firmosur nga kryetari i ri i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu dhe sipas tij, ka për qëllim të sjellë një frymë të re për Myftininë.

Ndërkohë, Gurra do të ushtrojë detyrën e këshilltarit në Komunitetin Mysliman.

Ai ishte kandidat për kreun e Komunitetit dhe pas humbjes në garë me Bujar Spahiun hodhi akuza të forta se rivali i tij është pjesë e qarqeve gyleniste.