08:40 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shkarkohet nga detyra ministri Nenad Rikalo

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo është liruar sot nga detyra me vendim të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur ky i fundit përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku e falënderon për bashkëpunimin ministrin në fjalë.

“Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur” thuhet në postimin e Haradinajt./Indeksonline/