11:01 / E Hënë, 01 Mars 2021 / OSH

Shkarkohet nga detyra sekretari i MI-së, Abdullahu emërohet si pasues në këtë detyrë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka shkarkuar nga detyra sekretarin e ministrisë, Izedin Bytyçi.

Në vend të Bytyçit, sekretar i ri është emëruar punonjësi në këtë ministri, Zymer Abdullahu.

Sekretari në largim, Izedin Bytyçi, është akomoduar si drejtor në njërin nga departamentet e kësaj ministrie.

Nuk janë dhënë ende detaje për këto lëvizje në MI, por ajo çfarë dihet është se Izedin Bytyçi njihet si person i afërm me Abrashin dhe lëvizjet mund të jenë të dakorduara për plane më afatgjata./Indeksonline/