19:58 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Shkarkohet për të dytën herë brenda tri jave Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Dragashit

Delegatët e Kuvendit Komunal të Dragashit, kanë shkarkuar sot nda detyra kryesusin Uran Halimi.

Në mbledhjen e tretë të jashtëzakonshme për vitin 2023, Halimi u shkarkua me 15 vota pro, zero kundër dhe zero apstenime.

Kjo është hera e dytë që anëtari i Levizjes Vetëvendosje shkarkohet nga kjo pozitë brenda tri jave.

Halimi fillimisht u shkarkua nga kjo detyrë me datë 24 nëntor pasi asambleistët e LDK-së mblodhen nënshkrimet e nevojshme për mocion mosbesimi.

Disa ditë më vonë, Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal ka hedhur poshtë shkarkimin e kryesuesit të LVV-së.

Pas këtij vendimi nga MAPL, asamblisti më i vjetër i Kuvendit Komunal, Mehmet Spahiu (LDK), ka thirrur një tjetër seancë të jashtëzakonshme, e cila është mbajtur sot dhe Uran Halimi është shkarkuar përsëri nga votat e delegatëve./IndeksOnline/